-Politikë

PD: Veliaj iu shmang llogaridhënies, të protestojmë

Partia Demokratike akuzoi kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj se në shkelje të Kushtetutës dhe ligjit refuzoi të mos informojë parlamentin lidhur me projektin e Kompanisë “Fusha” për Teatrin Kombëtar.

Sipas opozitës Veliaj zgjodhi të heshtë, pasi ngritja e godinës së re të teatrit është jo vetëm një skemë grabitëse e pronës publike, por njëherazi përmes këtij investimi kryeministri po tenton të pastrojë paratë e krimit e drogës.

Për këtë arsye demokratët kanë ftuar qytetarët t’i bashkohen protestës së artistëve që do të mbahet me nisjen e seancës plenare jashtë ambienteve të parlamentit.

Debatet për teatrin vijuan edhe në Komisionin e Ekonomisë, ku deputetja Jorida Tabaku publikoi disa dokumenta të vitit 1938, që sipas saj ndalojnë tjetërsimin e pronës prej 10.625 metra katrorë tek Teatri Kombëtar.

Opozita thotë se në kontratën e shitblerjes së nënshkruar nga familja Libohova, që i është shitur përfaqësuesit të shtetit italian thuhet se ai që e blen truallin, nuk e përdor dot për asnjë destinacion tjetër, përveçse për Teatër.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko