Politikë

PD: S’ka negociata mes socialistëve dhe opozitës për vettingun


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:40 - 11/09/18 |
b.f

Deputeti i PD-së Ervin Salianji, njëkohësisht koordinator i grupeve të punës të ngritura nga opozita për vettingun në politikë deklaroi të marten se kryeministri Edi Rama dhe PS nuk e duan vettingun dhe po e refuzojnë.

Sipas tij, vettingu në politikë ecën paralelisht me vettingun në drejtësi dhe nuk e shmang dot. Deputeti i PD tha se nuk ka negociata maxhorancë-opozitë.

Pas depozitimit të projektligjit për ndryshime për të bërë të mundur vettingun e politikanëve Rama dhe PS po e refuzon. Ne e kemi depozituar në parlament një projektligji për vettingun për funksionarët e lartë që kanë lidhje me krimin. Propaganda që bëhet nga PS dhe Rama është për t’iu shmangur vettingut të politikanëve. Vettingu ecën paralel me vettingun në drejtësi, nuk e shmang. Edhe sot nuk ndalohet që SPAK-u apo prokuroria e posaçme të hetojë funksionarë por vullneti politik i kryeministrit. Ne jemi duke e detajuar në mënyrë të plotë platformën për largimin e personave të inkriminuar”,- deklaroi Salianji.

Pas