-Politikë, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit

PD reagon për aksidentin me vdekje: Deputeti Rakipi u largua nga vendngjarja, prishi provat

Partia Demokratike kërkon zbardhjen e plotë dhe transparente të aksidentit me vdekje që shkaktoi deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë.

Përmes një deklarate dërguar mediave, PD thotë se ka dyshime që ngjarja po përpiqet të manipulohet. Partia Demokratike deklaron se deputeti Rakipi ka prishur provat pasi është larguar nga vendi i ngjarjes.

 Deklarata

Partia Demokratike kërkon zbardhje dhe transparencë të plotë të një ngjarjeje të ndodhur sot në orët e para të mëngjesit, ku të dhënat janë se deputeti Aqif Rakipi ka aksidentuar për vdekje me makinë një person.

Ka dyshime serioze se ngjarja po përpiqet të mbahet e fshehtë dhe të manipulohen provat dhe vendngjarja në favor të deputetit që njihet si mik i ngushtë i kryeministrit Rama.

Partia Demokratike i kërkon Policisë së Shtetit të bëjë publike ngjarjen dhe i kërkon prokurorisë hetim të plotë e të pandikuar politikisht. Të dhenat janë se deputeti mik i Ramës ka qënë me shumë shpejtësi kur ka përplasur për vdekje personin dhe është larguar edhe nga vendngjarja me makinën e tij. Prishja e vendngjarjes do t’ju sjellë vështirësi eksperteve në përcaktimin e shkaqeve te aksidentit. Për këtë arsye PD kërkon hetim e përgjegjësi të plotë para ligjit për deputetin dhe drejtesi për viktimën.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko