-Politikë

PD publikon videon e protestuesve të Kukësit: U rrëmbyen në mes të natës

               Publikuar në : 12:52 - 16/04/18 |
Gerta

Partia Demokratike paraditen e kësaj të hëne ka publikuar një video, në të cilën shihen të arrestohen në mes të natës qytetarët e Kukësit që protestuan disa ditë më parë për taksën në Rrugën e Kombit.

Duket se protestuesit e Kukësit janë arrestuar në orën 01:50 të natës duke u nxjerr me shpejtësi nga shtëpitë e tyre.

Kjo video është bërë publike nga Edi Paloka, i cili tha se qytetarët janë rrëmbyer gjatë natës, dhe janë flasifikuar fletë-arrestet.
“Sot kemi disa prova që  tregojnë se qytetarët e Kukësit janë rrëmbyer në kundërshtim me ligjin enë mes të natës. asnjë shtet nuk mund ta bëj këtë rrëmbim, por dhe prokuroria ka falsifikuar flet arrestet”, tha Paloka./Opinion.al

Pas