Aktualitet

PD mbledh grupin parlamentar që në mëngjes, çfarë pritet të ndodhë në Parlament

               Publikuar në : 09:19 - 09/07/18 |
ri.de.

Sot pritet të jetë një dite intesive për politikën. Partia Demokratike ka njoftuar mbledhjen e grupit të saj parlamentar në orën 09:15. Sakaq në orën 10:00 pritet të nisë edhe seanca plenare ku në rend të ditës është projektligji “për disa ndryshime në ligjin për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve”, për t’i krijuar Shkollës së Magjistraturës një mundësi ligjor për të hapur dyert për kandidatët e rinj që do të zëvendësojnë prokurorët dhe gjyqtarët e ‘djegur’ nga Vetingu.

Me këtë rast Partia Socialiste do të masë forcat pasi për këtë projektligj duhen 84 vota, të cilat mazhoranca aktualisht nuk i ka. Duhet të pritet për të mësuar se çfarë vendimi do të marrë grupi parlamentar i PD dhe ai i LSI: Pra a do të jenë ata sot në seancë plenare?

Po kaq siç kemi raportuar edhe më parë, krerët e grupeve të opozitës, Edmond Spaho (PD) dhe Petrit Vasili (LSI) i kanë dërguar një letër kreut të parlamentit Gramoz Ruçi ku kërkojnë anulimin e votimit për ligjin e Teatrit pasi janë shfaqur manilupime. Kësisoj sot pritet të shohim nëse Ruçi do ta marrë në konsideratë këtë kërkesë të opozitës. /Opinion.al

Pas