-Sociale, Kryesore

“Patatina, çibuke, çaj i ftohtë e lëngje frutash”, me tonelata ushqimesh të skaduara kapen në Korçë

Një sasi e konsiderueshme produktesh ushqimore të skaduara janë sekuestruar në një magazinë ushqimore në qytetin e Korçës, gjatë aksionit të ndërmarrë nga AKU-ja. Plot 1.740 litra pije freskuese, çaj i ftohtë e lëngje frutash, si dhe 48.8 kg biskota, patatina, çibukë, të cilat kishin skaduar prej muajit mars të këtij viti, mbaheshin të magazinuara së bashku me produkte të tjera.

Produktet ushqimore mbaheshin në një ambient dykatësh, në të cilin kati i parë funksiononte si njësi shitjeje, ndërsa magazinimi ishte në katin e nëndheshëm jashtë kushteve higjienosanitare.

Njoftimi i plotë

KORÇË, AKU SEKUESTROHEN 2 TON PIJE TË SKADUARA

Një sasi prej 2 ton pije të skaduara janë sekuestruar nga AutoritetiKombëtar i Ushqimit në në një pikë shitje me shumicë në qytetin e Korçës.

Trupa inspektuese e DRAKU, Korçë ka sekuestruar rreth 1740 litër pije të ndryshme, çaj i ftohtë, pije të gazuara, por edhe 40 kg produkte ushqimore (patatina, çibuke) të skaduara, janë sekuestruar në një pikë shitje me shumicë me emër subjekti “Argentil”.

Gjithashtu, në këtë subjekt u konstatuan produkte ushqimore pa kundraetiketë në gjuhën shqipe. Ndaj subjektit u morën masa administrative bazuar legjislacionit në fuqi si dhe u bë bllokimi i produkteve të skaduara deri në momentin e asgjësimit nga institucionet përkatëse.

Ky subjekt është gjobitur 300 mijë lekë për mungesë të kushteve higjieno- sanitare, 500 mijë lekë për tregtim të produkteve të pasigurta dhe 50 mijë lekë për etiketim të parregullt në gjuhën shqipe.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko