-U tha në Opinion, Metro, Te Fundit

Pastori ka një mesazh të fortë për gratë dhe vajzat

Pastor Akil Pano i ftuar në emision “Opinion” nisur nga vrasja e gjyqtares Fildes Hafizi nga ish bashkëshorti i saj ka një  këshillë për gjithë vajzat dhe gratë. Pastori ju ka bërë thirrje të gjitha femrave që jetojnë apo janë në lidhje me meshkuj të dhunshëm që ti braktisin ata sa më parë sepse sa më shumë koha kalon, sipas tij gjendja përkeqësohet: “Vajzat që janë në lidhje dhe zbulojnë  që personi me të cilin janë lidhur është një njeri i dhunshëm, duhet të mendoheni disa herë për ta çuar lidhjen tuaj përpara, sepse situata nuk përmirësohet, mendojeni mire, situata vetëm përkeqësohet. Nëse jeni të martuar përpiquni maksimalisht për të përmirësuar lidhjen tuaj, por mos e vazhdoni gjatë atë, nëse ajo nuk përmirësohet atëherë denonconi dhunën dhe jepini fund lidhjes”, është shprehur Pano, duke e rivënë theksin disa herë se marrëdhënia nuk përmirësohet nga dhuna në familje por vetëm përkeqësohet. /opinion.al

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko