-Sociale, Aktualitet, Te Fundit

(Pa)siguria ushqimore, “vrasësi” ynë i përditshëm

Në fund të Gushtit, një raport i KLSH nxorri në pah se AKU nuk kontrollonte dot 1/3 e produkteve që hyjnë në Shqipëri e tregtohen në supermarkete e dyqane. Kamera e fshehtë e emisionit “STOP” monitoroi për disa ditë mënyrën e tregtimit të produkteve, që kërkojnë kushte frigoriferike. Kosi dhe produkte të tjera mbaheshin në tokë e jashtë frigoriferëve. Qytetarja pyet se përse mbahen në këto kushte prodhime që duhet të ishin në frigorifer. Përgjigja më e shpeshtë ishte se bëhej fjalë për produkte që sapo kishin mbërritur. Më pas ndalemi në fabrikën e reçelit dhe konservave “Osumi”, ku kushtet e punës me produktet ushqimore dhe niveli i higjenës të lenë pa fjalë.

Kamera e fshehtë e emisionit “STOP” ka monitoruar për disa ditë rresht supermarkete e dyqane për të parë mënyrën e trajtimit të produkteve që konsumohen përditë dhe që kanë nevojë për kushte specifike. Por ajo çka doli në pah është absurde.

Dita 1

Marketi 1 

Qytetarja – Goca, më fal të të pyes për dicka?

Punonjësja – Po!

Qytetarja – Këto produktet, që janë lënë aty, nuk ka ndonjë problem? Që janë lënë pa frigorifer?

Punonjësja – Kush produkte?

Qytetarja – Ja kosat e frutave, gjalpi…

Punonjësja – Aty i kemi mbajtur gjithmonë.

Qytetarja – Po besoj që është problem sepse ne që i konsumojmë. Aty thotë 2 deri në 5 gradë. Gjithsesi, nuk më duket normale që sallami të lihet në këto temperatura.

Market 2 

Qytetarja – Më fal goca, po këto kosat, që keni lënë në tokë, nuk është problem? Që s’janë në frigorifer?

Punonjësja – Ai kosi, që ka ardh, sapo ka ardhur tani edhe…

Qytetarja – Se kam merak, kur I shof kështu njëherë.

 

Market 3 

Qytetarja – Ato nuk duhet të rrinë (kosi) pa u futur në frigorifer.

Punonjësja – S’ka problem. Edhe mund të rrinë, sepse dje kanë ardhur.

Qytetarja – 2 deri në 8 gradë, ndërkohëqë është 40 gradë. Prandaj helmohemi ne, se bëhen nga këto gjëra.

 

Marketi 4 

 Qytetarja – Më fal, ato kosat nuk duhet të lihen në tokë. Duhet të futen në frigorifer!

Punonjësja – Ka ardhur furnizimi dhe…

Market 5 

Qytetarja – Këto kosat, si rregull e kanë, që duhet të rrinë në frigorifer dhe jo në tokë.

Punonjësja – Tani kanë ardhur nga funizimi.

Qytetarja – Të ruhet 3 deri në 6 gradë. Eshtë 40 gradë temperatura.

Dita 2

Marketi 1  

Qytetarja – Goca unë blej gjithmonë këtu dhe kam ngritur shqetësimin, që këto produktet duhet të futen në frigorifer. Edhe më the, që sa ka ardhur furnizimi.

Punonjësja – Nuk të thashë, që sa ka ardhur furnizimi. Të thashë, që aty i lejmë gjithmonë. Edhe gjalpin edhe kosin.

Qytetarja – Nuk duhet të rrinë.

Market 2

Qytetarja- Kam vënë re, që këto kosat rrinë gjithmonë këtu jashtë.

Punonjësja- Ku t’i lëmë?

Qytetarja – Në frigorifer.

Punonjësja – Ja pra, i ke në frigorifer.

Qytetarja – Po këto? (janë në tokë)

Punonjësja – Si?

Qytetarja – Këto, që janë këtu?

Punonjësja- S’ka vënd.

Qytetarja – Po këto nuk duhet të rrinë pra, se thotë, të ruhen në frigorifer. Dhe kanë një temperaturë të caktuar.

Punonjësja – Mos merr nga ato, që rrinë aty pra, merr nga këto, që janë në frigorifer.

Qytetarja – Po mirë! Kjo, që rri këtu, a do futet në frigorifer në momentin, që është i prishur?

Market 3 

 Qytetarja – Goca mundem?

Punonjësja – Po!

Qytetarja – Unë kam ngritur një shqetësim para disa ditësh, për këto produktet, që rrinë kështu.

Punonjësja- Për cilat?

Qytetarja – Për këto.

Punonjësja- Tani, sa ka ardhur furnizimi.

Qytetarja – E njëjta gjë më është thënë edhe atë ditë.  

Market 4 

Qytetarja –  Më fal, mund të pyes për dicka? Këto kosat, që rrinë këtu, nuk është problem? Duhet të jenë në frigorifer.

Punonjësja – S’ka problem.

Qytetarja – Sepse thotë: temperatura 2 deri në 6 gradë.

Punonjësja – N.q.s do në frigorifer, ke edhe këtu.

Qytetarja –Shumë mirë, këto do futen në frigorifer dhe mund të futen të prishur.

Ndërsa në fabrikën e reçelit dhe konservave “Osumi” kamera e fshehtë e emisionit “STOP” shfaqi  kushtet e punës me produktet ushqimore dhe niveli i higjienës që lënë shumë për të dëshiruar.

Qytetarja –Si ia kaluat? Mirë? E gjetëm më në fund, (adresën) se vajtëm deri në fund të rrugës.

Menaxheri- Besoj, jeni interesuar për punë?

Qytetarja- Po, për punë.

Qytetarja – Jemi të dyja kunata.

Menaxheri- Njëra do vijë (në punë). Jeni kunata, njëra do vijë. Meqë jeni kunata, njëra do vijë.Pse? Do them edhe pse.

Qytetarja – Po!

Menaxheri- Tani, të tëra bëhen gjashtë punëtore. Unë jam.., nuk jam pronari, jam menaxheri. Tani po e nisim me gëzime, ke një gëzim, ke një dasëm, do ikni të dyja, njëra…Puna fillon në 9 (e mëngjezit) me pesë e gjysëm.(mbasdite)

Qytetarja – Po, e kemi lexuar atë.

Menaxheri- Normalisht, pushimi drekës. Paga 195 mijë(lekë të vjetra), plus siguracionet i paguan pronari./ tvklan.al

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko