InstaBIZ

Pasi u arrestua për kokainë, Stresi provokon sërish

               Publikuar në : 13:04 - 16/04/18 |
Gerta

Repi ashtu siç e dimë tashmë është rryma muzikore ku performuesit e paraqesin artin e tyre nën petkun e një jete prej gangsteri.

Dhe kur flasim për “Bad boy” padyshim që na shkon mendja tek reperi i njohur Stresi.

Rreth tre ditë më parë reperi Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi u arrestua pasi u kap në një lokal duke konsumuar kokainë.

Gjatë dëshmisë së tij në polici Stresi pranoi se ishte përdorues droge, por tha se kokaina që po pinte nuk ishte e tij.

Ndërsa ditën e djeshme gjykata mori vendimin që reperi të hetohej në gjendje të lirë.

Mesa duket Bad boy-t i ka munguar pak liria e tij e përditshme dhe pasi dy ditësh qëndrimi në qeli ka publikuar në Instagram një video nga ato që ka më shumë qejf.

Reperi është shfaqur duke tymosur marihuanë teksa ka filmuar në video murin e lagjes ku shkruhet: “Policëve mos u dorëzo. Paqe jeshile. Banda e lagjes”.

Ndërsa në përshkrimin e videos Stresi shkruan: “Jom shumë i modh për ju i lirë”.

 

Jom shum i madh per ju #free

A post shared by Stresi👇🔥 new 🔥 (@stresi) on

Pas