InstaBIZ

Pasi u bë myslimane shokon këngëtarja: Të tjerët janë të neveritshëm

               Publikuar në : 14:00 - 08/11/18 |
el ida

Javën e kaluar këngëtarja e njohur amerikane Sinead O’Connor ka lajmëruar se ka ndërruar fenë. Ajo është bërë një muslimane, e madje edhe ka ndërruar emrin në Shuada Davitt.

Por, këtë herë ajo ka nxitur reagime të shumta me një deklaratë që e ka bërë në rrjetin sociale Twitter, profil ky tashmë me emrin e saj të ri.

“Më vjen shumë keq. Ajo që do të them është shumë raciste dhe kurrë nuk kam menduar se shpirti im mund të ndiejë diçka të tillë. Por me të vërtetë nuk dua të kaloj kohë me të bardhët  qe nuk janë myslimanë. As për një moment, as për një arsye. Ata janë të neveritshëm, “shkroi Sinead.

Shumë ndjekës të saj kanë shprehur shqetësimin me anë të komenteve, duke e këshilluar të marrë ndihmë psikologjike. Ndërsa të tjerët mendojnë se ajo më nuk ka shpresë për të shpëtuar nga kjo sëmundje mendore.

 

Pas