Ndërsa sqaron procedurën për paisjen me certifikatë sigurie, DSIK thekson se pas verifikimeve rezultoi se Gent Cakaj ishte i parrezikshëm. DSIK thekson se verifikimi i sigurisë për Cakën është bërë i plotë dhe brenda afateve.

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar theksoi se pajisja me Certifikatën e Sigurimit të Personelit për z. Gent Cakaj është kryer në përputhje të plotë me kërkesat e legjislacionit në fuqi.

DSIK sqaron se: 1. Verifikimi i sigurisë për z. Gent CAKAJ është kryer i plotë, me përparësi dhe në përputhje me detyrimet ligjore, parashikuar në Vendimin Nr. 188, datë 4.3.2015, të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullave për sigurimin e personelit” dhe specifikisht të neneve 111 , 122 , 133 , 144 , 175 , 186 , 197 të tij.