2, Aktualitet, Kryesore

Pas zhurmes në media, Xhafaj: Ja për çfarë i mblodha drejtuesit e lartë të institucioneve

Në media u raportua një takim i rëndësishëm kryeprokurores Arta Marku, Ministrit të Brendshëm Ftamir Xhafaj, Drejtorit të komanduar të Policisë së Shtetit Rebani Japuaj, disa ministra të qeverisë dhe disa prej drejtuesve të lartë të institucioneve në vend. Takimi vjen menjëherë pas largimeve të shumta në radhët e prokurorisë, ndërsa Xhafaj me anë të një njoftimi ka shpjeguar se ky takim kishte si qellim realizimin e task forcës dhe disa prej çështjeve të tjera të cilat nuk kanë lidhje me temën e largimeve.

Njoftimi:

Në Ministrinë e Brendshme është zhvilluar sot mbledhja e Task Forcës Qendrore Ndërinstitucionale në kuadër të planit të veprimit kundër krimit të organizuar, operacionit – ‘Forca e Ligjit’.

Në të morën pjesë Prokurori i Përgjithshshëm i Përkohshëm Arta Marku, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, Zv.drejtor i Shërbimit Informativ Shtetëror Helidon Bendo, Drejtori i Përgjithshëm i Komanduar i Policisë së Shtetit Rebani Jaupaj dhe Drejtori i SHÇBA-së Eduart Merkaj.

Ministri i Brendshëm njohu anëtarët e Task Forcës Qendrore Ndërintitucionale me ecurinë e procesit gjatë muajit dhjetor 2017, hartimin dhe miratimin e kuadrit të nevojshëm ligjor, masat e marra për ngritjen e strukturave për të thithur në to ekspertizën më të mirë në fushën e hetimit policor, krijimin e mjediseve të përshtatshme të punës, krijimin e aksesit të nevojshem në data-bazë të Agjencive të ndryshme shtetërore, punën që po bëhet për mbledhjen e informacionit dhe analizën e profilit të grupeve kriminale, veprimtarisë dhe aseteve të tyre, si dhe për mbështetjen e kontributeve konkrete të partnerëve ndërkombëtarë të atashuar pranë këtyre strukturave.

Anëtarët e TFQN diskutuan mbi rolin dhe përgjegjësitë e tyre institucionale, koordinimin e procesit dhe garantimin e mbështetjes në vijim, për Task Forcën Speciale në nivel qendror dhe rajonal, si struktura të posaçme të ngarkuara me përgjegjësi operacionale. Ata u dakordësuan për mbështetjen që secili prej tyre do t’i japë këtij procesi përmes Agjensive respektive të zbatimit të ligjit, për përmirësimin e kuadrit normativ që lehtëson këtë bashkëveprim përfshi dhe marrëveshjet e protokollet e bashkëpunimit përkatës, në respekt e zbatim të kuadrit ligjor në fuqi.

 

Shënim/Në foto nga e majta në të djathtë: Drejtori i Policise, Jaupaj, kreu i shish Bendo, kryeprokurorja Marku, Ministri Xhafaj, Ministri Ahmetaj dhe drejtori i SHKB, Merkaj.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko