InstaBIZ

Pas shumë vitesh nga ndarja, Soni Malaj tregon arsyen që do ta ‘bashkonte’ me Florin

               Publikuar në : 12:21 - 14/01/18 |
Gerta

Ditën e djeshme në emisionin “Shiko kush Luan” ne TCH mes të ftuarve ka qenë edhe këngëtarja Soni Malaj. E nuk kishte si në këtë emision ajo ti shpëtonte një pyetje për kantautorin Flori Mumajesi me të cili ajo vite më parë ka qenë në një lidhje.

Teksa Soni ishte përball deputetit e PS Ervin Bushati është kryqëzuar nga ai me pyetje për ish partnerin e saj Florin, e duket se ajo dha një përgjigje që ndoshta shumë prej nesh nuk e prisnin.

Njëra nga lojërat e spektaklit ishte se kundërshtari duhej t’i përgjigjej me sinqeritet pyetjes ose në të kundërt duhet të pinte një gotë me raki.

Pyetja e deputetit Bushati për Soni Malajn ishte së për çfarë arsye do të ribënte një bashkëpunim me Flori Mumajesin. “Me Florin do te bashkëpunoja. E kam mik. Nuk kam arsye madhore për momentin për t’iu rikthyer një bashkëpunimi, por do të rikthehesha në çdo kohë.” – u përgjigj Soni. Por insistimi i Ervinit për një përgjigje më të qartë e detyroi Sonin të zgjeronte përgjigjen e saj: – “Për një mision humanitar, apo nëse fansat tanë do e kërkonin, atëherë do të bashkëpunoja me të.”

Mesa duket, Soni dhe Flori vazhdojnë të jenë miq, dhe ku i dihet, ndoshta do të kemi ndonjë bashkëpunim të tyre së shpejti./Opinion.al

Pas