-Si u Veshën, InstaBIZ, Te Fundit

Pas shumë kohësh studio e “Opinion” dominohet nga e kuqja !

Tepër intensive ka nisur dhe ka përfunduar kjo javë në emisionin “Opinion”, me iformacion, replika, komente, debate mes paneleve, por nga ana tjetër ka pasur edhe plot ngjyra në paraqitjet e tyre.

Teksa meshkujt në panel vazhduan të vijnë akoma në të zeza, grate dhe vajzat duket se kanë mbushur studion plot ngjyra.Nga e kuqja, tek mentja, roza apo edhe portokallia.

Analistët e ftuar si gjithmonë kanë veshur kostume të zeza me këmisha të bardha. Ka pasur vetëm dy detaje. E para ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i cili duket se ka vendosur një yll. Me xhaketë të zezë, këmishë në tonet e blusë, pantallona gri dhe atlete të zeza, Manjani ka tërhequr vëmendjen për një detaj në rripin e tij. Në rripin e pantallonave të Manjanit vihet re një yll në ngjyrë gold. Pas Ramës edhe Ylli Manjani ka vendosur një yll në veshjen e tij. Dhe po ashtu Baton Haxhiu i cili është shfaqur me shall.

Më tej kanë rënë së sy deputetja e PS Elisa Spiropali me një kostum të kuq, e po në të njëjtat tone edhe avokatja Anida Çapi. Në po të njëjtin panel atë mbrëmje teksa flisnin për karrierën dhe familjen ka qenë edhe politikania Erisa Xhixho e veshur po ashtu ne tonet e te kuqes, çka e bëri që pas shumë kohësh studio e “Opinion” dominohet nga e kuqja.

Klodiana Shala erdhi me një fustan i cili ra në sy, në tonet e mentës. Tepër thjeshtë dhe e tëra në të zeza ka ardhur gazetarja Eni Vasili.

Me poshtë janë disa nga foto ku mund të shihni si janë veshur të ftuarit në “Opinion” këtë javë.G.Z /Opinion.al

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko