Kryesore

Pas shqiponjës Xherdan Shaqiri ngacmon serbët në prag të ndeshjes

               Publikuar në : 23:08 - 04/11/18 |
m.b

Xherdan Shaqiri nuk është ndalur së “thumbuari” rivalët serbë të Yllit të Kuq të Beogradit në prag të ndeshjes të së martës në Champions League.

Ylli i Liverpoolit dhe Zvicrës i ka injoruar kundërshtarët, të cilët nuk i sheh si ekip të rrezikshëm.

“Unë nuk mendoj se Zvezda është një kundërshtar shumë i cilësisë së lartë, të jem i sinqertë. Nuk shqetësohem për ndeshjen në Beograd.

Çdo gjë që ka ndodhur në Kupën e Botës është një e kaluar për mua, dhe kjo do të jetë vetëm një lojë futbolli për mua. Futbolli është futboll, politika është politikë, unë shkoj atje për të luajtur futboll dhe nuk do të bëj asgjë tjetër “, deklaron për mediat angleze Xherdan Shaqiri.

Ai u kthye në “armikun” e betuar të serbëve pasi u mohoi fitoren në Kupën e Botës 2018, kur shënoi dhe festoi me “shqiponjë”. / Newsport

Pas