Bota

Pas Sekretarit të Shtetit, një tjetër emër i rëndësishëm ikën nga Shtëpia e Bardhë

               Publikuar në : 17:55 - 13/03/18 |
rel d

Këshilltari më i lartë ekonomik i Presidentit amerikan Donald Trump, Gary Cohn ka dhënë dorëheqjen, raporton Shtëpia e Bardhë.

Ky është i fundit i një sërë largimesh të profilit të lartë të bërë nga ekipi i Presidentit Trump. Ka pasur spekulime se Cohn, mbështetës i tregtisë së lirë, u zemërua nga planet e Trump për të vendosur tarifa për importet e aluminit dhe çelikut.

Në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, Cohn tha se ishte një nder t’i shërbente vendit të tij.

Ish- presidenti 57 vjeçar i Bankës Goldman Sachs ndihmoi z. Trump të shtyjë reformat e tij tatimore në fund të vitit të kaluar.

Ky largim i këshilltarit vjen pas shkarkimi nga puna të Sekretarit të Shtetit, Rex Tillerson.  Vendin e tij do ta zërë shefi i shërbimeve inteligjente të CIA-s, Mike Pompeo, raporton BBC.

Duke e falënderuar Tillerson për shërbimet e tij në një status në Twitter, Trump tha se do sekretari i ri i shtetit do të bëjë një punë fantastike. Ndërkohë presidenti amerikan ka vendosur për herë të parë një femër në drejtimin e CIA-s.

 

Pas