InstaBIZ

Pas Kim-it, një tjetër e akuzon Kourtney-n që s’ka punuar kurrë

               Publikuar në : 15:53 - 07/10/18 |
el ena

Pak kohë më parë bëri bujë në media një lajm nga familja Kardashian. Bëhet fjalë për zënkën e famshme mes Kim dhe Kourtney, në të cilën Kim e akuzonte këtë të dytën për parazitizëm. Ajo i tha motrës së saj se është më pak interesantja nga të gjithë, nuk punon kurrë dhe shumë gjëra të tjera që e mërzitën Kourtney-n.

Në fakt Kim ka të drejtë. Të gjitha motrat  Kardashian-Jenner kanë linjat e tyre personale të veshjeve, make up, aksesorë etj. Prej vitesh Kim ka dhe një aplikacion lojrash, dhe së fundmi po ekperimenton me parfume. Kylie u shpall bilionerja më e re në botë për shkak të biznesit të saj. Kendall është një nga modelet më të suksesshme të momentit dhe Khloe është një nga figurat më frymëzuese për imazhin e trupit dhe punën e fortë për të arritur atë që do.

Ndërsa Kourtney është vetëm pjesë e reality shoë “Keeping Up With The Kardashians,” dhe ka aplikacionin e saj personal (të cilën e kanë të gjitha Kardashians). Ato kanë padyshim një numër jashtëzakonisht të madh ndjekësish në Instagram, por Kourtney ka më pak nga të gjitha.

Por nuk është hera e parë që Kim dhe Kourtney grinden për këtë gjë.

Vite më parë Kris kritikonte Kim sepse nuk i kishte bërë dhuratë për ditëlindje Kourtney-t.

Kris Jenner: Pse nuk i blen një palë këpucë?

Kim: Këpucë? Nuk do t’i dhuroj këpucë. Ato mund t’i blejë vetë ajo.

Kris: Atëherë diçka tjetër…

Kim: I kam blerë një karrierë për gjithë jetën!

Së fundmi dikush tjetër e ka akuzuar Kourtney-n që nuk punon kurrë. Bëhet fjalë për një komentuese në një nga fotot e saj.

“Ndonjëherë ke nevojë për një ditë pushim,” shkruan Kourney.

“Por ti nuk punon asnjëherë,” ia kthen komentuesja.

Duket se kjo temë është mjaft delikate për Kourtney-n, sepse e ka veçuar vajzën mes mijëra komenteve për t’i kthyer përgjigje.

“Avokati im po diskuton 6 marrëveshje biznesi. Kam një kamera në fytyrë që po xhiron sezonin e 16 të KUWTK dhe po rris tre fëmijët e mi të mrekullueshëm. Të bekoftë zoti e mos u shqetëso për mua,” ia kthen Kourt./Opinion.al

Pas