Kryesore

Pas kamerave në ‘Opinion’/ Kush janë dy mysafirët e veçantë që kanë ardhur në emision

               Publikuar në : 23:08 - 16/05/18 |
Gerta

Këtë të mërkurë në emisionin ‘Opinion’, po flitet për çështjen Xhafaj dhe akuzat e PD-së ndaj vëllait të tij për trafik droge.

Në një panel me gazetarë dhe analist,  në ‘Opinion’ ka patur një sërë deklaratash lidhur me këtë çështje.

Por teksa emisioni po e ndiqni live, më poshtë ju sjellim disa video tepër interesante realizuar në prapakuinta, përpara se emisioni të fillonte transmetimin në ekranin e TVKlan.

Nga dhoma e montazhit, tek grimi, në korridore e deri në studio, më poshtë shihen të ftuarit dhe stafi që bëjnë përgatitjet e fundit.

Por e veçanta e kësaj mbrëmje janë dy të ftuar në studio, ata janë vendosur pikërisht në vendet e publikut të studios. Mbrëmjen e sotme kanë ardhur për të ndjekur live emisionin Jane Salvadore Renda dhe bashkëshortja e tij Maria.

Jane Salvadore Renda ish-gjeneral i Ushtrisë Italiane, ka ardhur në Tiranë për të festuar ditëlindjen e bashkëshortes, duket se ata kanë shprehur dëshirën që të ndjekin live emisionin ‘Opinion’ në këtë mbrëmje dhe miku i tyre Lorenc Vangjeli, ja u ka plotësuar këtë dëshirë duke i sjellë në ‘Opinion’:

Ndiqni në videot më poshtë atë çfarë ndodhi pas kamerave./G.Zaimaj-opinion.al

Pas