Aktualitet

Pas fotos, Rama video 15 sekonda me Trump, mbetet mister biseda

               Publikuar në : 16:29 - 12/07/18 |
ri.de.

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Samitin e NATO-s, aty ku marrin pjesë udhëheqes të të gjitha vendeve anëtare të NATO-s. Nuk ka informacione mbi takimet e kryeministrit tonë me lideret botërore, veç disa sekuesncave të shkurtra që ai vetë poston në rrjetet sociale. Kështu, fillimisht postoi një foto me presidentin e SHBA Donald Trump me mbishkrimin “Foto e Ditës”. Disa orë më pas, në Instastory nxjerr një video 15 sekonda, ku diçka duket se i thotë Presidentit Trump dhe sekretarit të Shtetit Pompeo.

Zyra e shtypit në Kryeministri ende nuk ka përcjell informacion mbi këtë takim të shkurtër, informal të Ramës me Trmp-in, në Bruksel.

Ndërkohë, ministrja Olta Xhaçka përmes një postimi në facebook, thotë “Trump përshëndeti posaçërisht Kryeministrin e Shqipërisë për fjalën e tij në darkën e mbrëmshme të liderëve të Aleancës”.

/Opinion.al

Edi Rama on Vidnews.

Pas