-Jetë dhe Stil, Metro

Pas fitores “publiçitare”, bashkia e Tepelenës “përpallon” problemet!

Gafat me gjuhën shqipe nuk kanë fund nga ana e zyrtarëve të Bashkisë Tepelenë. Pasi kreu i Bashkise së Tepelenës Tërmet Peçi, gjatë fushatës elektorale u bë i njohur për gafën e tij në një fjalim para zgjedhësve, ku në vend të thoshte fitore peblishitare, tha fitore “publiçitare”.

Vetëm pak kohë më parë në një tjetër gabim u kap kjo Bashki me dokumentet e saj zyrtare. Ku në një vërtetim të dal prej saj kishte gabime të shumta gramatikore, madje nuk ishte shkruar korrekt as fjala Tepelenë.

20170420_010532

Por sot në një postim në faqen zyrtare të “Facebook” të Bashkisë së Tepelenës, vjen gafa e radhës. Në shkrim përdoret fjala ‘përpallon’, në vend të asaj përballon.

Mesa duket probleme të tilla i kanë si staf në këtë bashki, duke nisur që nga kryetari i saj. Pyetja është se cila do të jetë gafa e radhës?? /opinion.al

bashkia-tepelene-perpallim

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko