InstaBIZ

Pas Botërorit, valon Berhami martohet për herë të dytë

               Publikuar në : 16:07 - 12/07/18 |
E SH

Valon Berhami është një nga futbollistët më të njohur shqiptar. Kohët e fundit ai ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të pjesëmarrjes së tij në Kampionatin Botëror me kombëtaren zvicerane.

Por sot Valoni ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social “Instagram” një lajm shumë të bukur. Ai është martuar me të dashurën zvicerane, me skiatoren Lara Gut. Berhami ka zbuluar se dasma është bërë më një ditë më parë në një ceremoni mes familjarëve dhe miqve më të afërt.

Nëpërmjet një postimi në “Instagram” Valoni shkruan: “Ti dhe unë, familjet tona dhe miqtë tanë përreth nesh … Nuk mund të kisha imagjinuar mënyrën më të mirë për të thënë Po”. Ndërkohë kujtojmë se kjo është martesa e dytë e futbollistit pas martesës 12-vjeçare me  Elena Bonzanni, me të cilën ka dy fëmijë. Ata i dhanë fund lidhjes së tyre në shkurtë të këtij viti dhe lajmi i ndarjes u komentua gjatë në media.

Pas