-Politikë, Aktualitet, Te Fundit

Pas aksidentit, Aqif Rakipi largohet nga vendngjarja/ Ligji parashikon dënim me burg gjer në një vit

(Makina e deputetit Aqif Rakipi pas aksidentit në komisariatin e policisë Nr.2)

Deputeti i PDIU-së Aqif Rakipi ka aksidentuar për vdekje një kalimtar në orët e para të ditës në autostradën Durrës-Tiranë dhe më pas është larguar nga vendngjarja për t’u dorëzuar në polici.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Shtetit, ndërsa ka theksuar se dhjetë minuta pas aksidentit deputeti Rakipi është vetëdorëzuar në komisariatin Nr.2 në kryeqytet.

Përmes një deklarate për mediat, policia thotë se ku mbërriti në vendngjarje, konstatoi një person në rrugë pa shenja jete dhe në këto momente, afërsisht në orën 04:51, Komisariati i Policisë nr.2 ka njoftuar që ishte paraqitur deputetit i PDIU-së Aqif Rakipi me automjetin e tij tip Mercedes i dëmtuar në pjesën e përparme të tij. Deputeti Rakipi deklaroi në komisariat se ka përplasur një person në autostradë dhe po dorëzohej.

Ndërkaq, Kodi i Procedurës Penale, e zeza mbi të bardhë, thekson në Nenin 273, se largimi nga vendi i aksidentit, i drejtuesit të automjetit apo të çdo mjeti të motorizuar, për t’u shmangur nga përgjegjësia penale, civile apo administrative, përbën kundravajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Kushtetuta sqaron se në rrethana të ngjashme, deputeti mund të arrestohet pa autorizim kur kapet në kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë.

Në këto raste, Prokurori i Përgjithshëm, njofton menjëherë Kuvendin, i cili, kur konstaton se nuk ka vend për procedim, vendos për heqjen e masës.

Deklarata e policisë: Policia e Shtetit ka dhënë zyrtarisht informacion në lidhje me aksidentin me vdekje që shkaktoi deputeti i PDIU Aqif Rakipi rreth orës 04:51 të mëngjesit të sotëm në autostradën Durrës-Tiranë në Vorë.

Policia thotë se ku mbërriti në vendngjarje, konstatoi një person në rrugë pa shenja jete dhe në këto momente, afërsisht në orën 04:51, Komisariati i Policisë nr.2 ka njoftuar që ishte paraqitur deputetit i PDIU Aqif Rakipi me automjetin e tij tip Mercedes i dëmtuar në pjesën e përparme të tij. Deputeti Rakipi deklaroi në komisariat se ka përplasur një person në autostradë dhe po dorëzohej.

“Ndërkohë është formuar grupi hetimor dhe është kërkuar ndërhyrja e Prokurorit të gatshëm, por nuk u mundësua lidhja nëpërmjet celularit, të cilin e kishte të fikur. Në këto kushte u kryen veprimet e para hetimore në vendin e ngjarjes dhe gjatë kryerjes së veprimeve, u njoftua Prokurori i Rrethit Gjyqësor Tiranë, i cili pasi u informua për rrethanat dhe veprimet e para, kërkoi që krahas ekspertit autoteknik të policisë, të caktoheshin edhe dy ekspertë të tjerë autoteknik të jashtëm, me qëllim kryerjen e një ekspertimi autoteknik me grup ekspertësh. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që shkaktuan aksidentin rrugor me pasojë vdekjen e kembësorit me iniciale S.S., rreth 53 vjeç”,thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Menjëherë pas publikimit të ngjarjes në media, ka reaguar edhe Partia Demokratike, duke kërkuar zbardhjen e plotë dhe transparente të aksidentit me vdekje që shkaktoi deputeti i PDIU-së Aqif Rakipi. 

Sipas saj, ka dyshime serioze se ngjarja po përpiqet të mbahet e fshehtë dhe të manipulohen provat dhe vendngjarja në favor të deputetit që njihet si mik i ngushtë i kryeministrit Rama.

Partia Demokratike i kërkon Policisë së Shtetit të bëjë publike ngjarjen dhe i kërkon prokurorisë hetim të plotë e të pandikuar politikisht.

“Të dhenat janë se deputeti mik i Ramës ka qënë me shumë shpejtësi kur ka përplasur për vdekje personin dhe është larguar edhe nga vendngjarja me makinën e tij. Prishja e vendngjarjes do t’ju sjellë vështirësi eksperteve në përcaktimin e shkaqeve te aksidentit. Për këtë arsye PD kërkon hetim e përgjegjësi të plotë para ligjit për deputetin dhe drejtesi për viktimën”, thuhet në deklaratën e PD-së.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko