-Politikë, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Të Gjitha

Parlamenti apo Presidenti, kush do të vendosë për shtyrjen e zgjedhjeve? Flasin ekspertët ligjorë

Një ditë pas marrëveshjes politike Rama-Basha për të shtyrë zgjedhjet me një javë, ekspertët kanë treguar për Opinion.al rrugët e mundshme ligjore që mund të ndiqen për ta zbatuar këtë marrëveshje.

Kështu, ish-kreu i KQZ, Çlirim Gjata në një prononcim për Opinion.al tha se ka dy mundësi, e para: Thirrja e parlamentit dhe ndryshimi i Kodit Zgjedhor me një dispozitë, dhe e dyta: Shtyrja e zgjedhjeve nga Presidenti.

Ndërsa, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, tha se marrëveshja në këtë moment që flasim nuk mund të gjykohet pa parë se si do ta përkthejnë në norma dhe akte ligjore. Më tej, ai sqaroi se një mundësi është dispozita kalimtare në Kodin Zgjedhor.

Çlirim Gjata për Opinion.al: Data e Zgjedhjeve mund të shtyhet. Ka nevojë vetëm për një dispozitë kalimtare në Kodin Zgjedhor. Një grup deputetësh mund të kërkojnë këtë dispozitë dhe votohet në parlament me 84 vota.
Ose mund ti bëjnë partitë një kërkesë Presidentit për shtyrjen e datës së zgjedhjeve me një javë dhe Nishani merr një vendim për këtë… Nuk shkelet Kushtetuta.

Ylli Manjani për Opinion.al: Marrëveshja politike nuk gjykohet në këto momente. Sepse do të presim të shohim se si do ta përkthejnë në akte dhe norma ligjore. Një mundësi është: dispozitë tranzitore në Kodin Zgjedhor. Marrëveshje është akt i vullnetit politik. Mund ti vësh çdo lloj epiteti, si akt pabesie apo thikë pas shpine. Por nuk mund ti thuash as antiligjore dhe antikushtetuese në këtë moment që flasim. Të presim, të shohim se si do ta zbatojnë ligjërisht. /R. Dedaj-Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko