Kryesore

Parashikimi/ Si do të jetë moti këtë të shtunë

               Publikuar në : 08:41 - 13/01/18 |
ri.de.

Orët e para të ditës dominohen nga alternime kthjellimesh me vranësira të shpeshta në të gjithë territorin por vranësira të dendura dhe reshje të pakta dëbore do të ketë në zonat kufitare Lindore.

Pasditja vijon kryesisht e vranët por priten edhe kthjellime të shkurtra në territor, më të dukshme në zonat Jugore dhe pjesërisht në Qendër. Gjatë natës, vijon ndikimi i vranësirave të shpeshta me kthjellime të shkurtra në zonat Jugore.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do pësojnë një rënie me 1 – 2°C në të dy ekstremumet termike të ditës duke bërë që të luhaten nga -3 në 13°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Lindor dhe Verilindor ndërsa në det do gjenerohet dallgëzim 3 ballë.

Pas