Kryesore

Parashikimi i motit/ Temperatura të larta, plazh dhe këtë fundjavë

               Publikuar në : 09:21 - 14/09/18 |
ri.de.

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga zonë e niveluar me presion të lartë atmosferik e cila do të ifluencojë mot të qendrueshëm në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.

E premte, 14 Shtator: Moti do të jetë me kthjellime dhe shtim të vranësirave mesatare në zonën e Ultësirës Perëndimore. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetëi forcës 2 lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat min dhe max

Zonat malore 11/27°C
Zonat e ulëta 14/31°C
Zonat bregdetare 17/30°C

E Shtunë, 15 Shtator: Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura ku në zonat malore do të ketë reshje shiu të izoluara. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetëi forcës 2 lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat min dhe max

Zonat malore 12/28°C
Zonat e ulëta 14/32°C
Zonat bregdetare 17/30°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Pas