Kryesore, Metro

Parashikimi i motit për sot dhe nesër: Ja sa shkojnë temperaturat

Ditën e sotme (e Shtunë) moti do të mbetet me diell në pjesën më të madhe të vendit. Ndërsa në zonat malore do të ketë rrebeshe shiu dhe stuhi të izoluara. Era do të jetë e lehtë me drejtim Perëndim (W) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur.

Temperaturat min dhe max

Zonat malore 17/32C
Zonat e ulëta 21/35°C
Zonat bregdetare 23/34°C

Edhe ditën e Diel (12 Gusht) moti do të mbetet në të njëjtat kushte amtosferike, me diell përgjatë bregdetit dhe kalime vranësirash në mesditë në zonat malore ku sërish nuk përjashtohet mundësia e rreshjeve të izoluara. Era do të jetë e lehtë me drejtim Perëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të mbeten të larta.

Temperaturat min dhe max

Zonat malore 17/32C
Zonat e ulëta 20/36°C
Zonat bregdetare 22/35°C


Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko