Kryesore, Metro

Parashikimi i motit për sot dhe nesër: Ditë me diell dhe temperatura të larta

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga afrimi gradual i masave ajrore më të ngrohta me origjinë Mesdhetare të cilat do të kushtëzojnë në vendin tonë dhe Kosovën me mot të qendrueshëm.

E Mërkurë, 11 Korrik: Moti do të jetë me diell dhe zhvillime vranësirash në Juglindje ku nuk përjashtohet mundësia e reshjve të izoluara. Era do të jetë e lehtë, me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 7m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,50 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat min dhe max

Zonat malore 14/31°C
Zonat e ulëta 19/32°C
Zonat bregdetare 19/32°C

E Enjte, 12 Korrik: Moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta në zonat malore. Era do të jetë e lehtë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 7m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,50 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rritje.

Temperaturat min dhe max

Zonat malore 15/32°C
Zonat e ulëta 19/33°C
Zonat bregdetare 19/32°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Lajmi ParaLajmi Pas
©2018 All Rights Reserved Opinion.al
« Kthehu Rifresko