Kryesore

Parashikimi i motit: Ja si do të jetë fundjava

               Publikuar në : 09:02 - 12/10/18 |
ri.de.

Moti i kthjellët dominon sot bregdetin dhe zonat e ulëta por me kthjellime dhe vranësira të shpeshta paraqiten zonat malore verilindore – juglindore. Orët e pasdites duke përfshirë dhe natën mbeten në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave kalimtare.

Temperaturat e ajrit MBETEN thuajse KONSTANTE në mëngjes dhe mesditë duke LUHATUR ekstremumet termike nga 6 në 28°C.

Era do fryjë kryesisht e lehte, me shpejtësi deri 25 km/h nga drejtimi Lindor – Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Moti – E shtunë, 13 tetor 2018

Sipas MeteoAlb: Kthjellimet DOMINOJNE Shqipërinë deri në orët e pasdites kur vranësirat shfaqen fillimisht në zonat malore LIndore POR gradualisht vranësirat do të përfshijnë dhe zonë e ulët. Mbrëmja dhe orët e natës sjellin mbulim të territorit me vranësira të dendur POR pa mundur të sjellin shira.

Temperaturat e ajrit kanë vijuar thuajse konstante në vlerat e mëngjesit por një rënie e lehtë pritet gjatë mesditës duke variuar nga 5 deri ne 26°C.

Era do të fryjë e lehte dhe mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Lindor, duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë.
/Opinion.al

Pas