Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Parashikimi i Motit/ Ja pse sot duhet të merrni masat kur të dilni nga shtëpia

Moti edhe sot sipas Meteoalb do të mbetet me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta gjatë paradites të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu në Veriperëndim dhe Jugperëndim por edhe me reshje të përkohshme në pjesën tjetër të vendit.

Gjatë mesditës pritet fuqizim i përkohshëm i shirave në të gjithë vendin të cilat vijojnë deri në mbrëmje kur reshjet lokalizohen kryesisht në ekstremet Veriore dhe Jugore duke vijuar edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit priten të sjellin një rënie të lehtë gjatë mëngjesit por një rënie me 3 – 4°C do të pësojnë vlerat termike të mesditës, kryesisht në zonat Veriore dhe Lindore të vendit.

Era do të fryjë kryesisht mesatare, me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi Jugor dhe Juglindor ndërsa në det do të gjenerohet dallgëzim 3 – 4 ballë.

Përsa i përket Europës do të vijojë të jetë në ndikimin e vranësirave të fuqishme me stuhi ere dhe rrebeshe shiu në Mesdheun Qendror dhe gadishullin Ballkanik. Po ashtu, ishujt Britanikë dhe rajoni i Balltikut, përfshihen nga vranësira e rrebeshe shirash.

Por Europa Perëndimore dhe Qendrore si edhe pjesa më e madhe e Lindjes së kontinentit do të dominohen nga mot i kthjellët por i ftohtë.

 

 

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko