Kryesore

Parashikimi i motit: Diell me alternime vranësirash

               Publikuar në : 08:45 - 17/04/18 |
ri.de.

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme më të freskëta me origjinë Veriperëndimore të cilat do të mbajnë në vendin tonë dhe Kosovë mot të paqëndrueshëm dhe rënie të temperaturave.

E Martë 17 dt Prill 2018

Sot moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare përgjatë ultësirës Perëndimore, ndërsa në Verilindje dhe Juglindje do të jetë me vranësira dhe rreshje të pakta shiue dhe në formën e rrebesheve në orët e mesditës. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,25 metër në det të hapur.

Temperaturat min dhe max

Zonat malore 7/22°C

Zonat e ulëta 13/24°C

Zonat bregdetare 14/25°C


Kosova per ditën e Martë dt 17 Prill do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare të shoqëruara me rreshje shiu .Temperaturat në ekstremet e tyre do të regjistrojnë vlera 8°C në mëngjes deri në deri në 19°C në mesditë.

E Mërkurë 18 dt Prill 2018

Dita e Mërkurë dt 18 Prill moti në Shqipëri do të mbetet i paqëndrueshëm me alternime vranësirash mesatare dhe rreshje shiu të herë pas herëshme. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,25 metër në det të hapur. Tempertrut do të jenë me rritje në mesditë.

Temperaturat min dhe max

Zonat malore 10/22°C

Zonat e ulëta 11/26°C

Zonat bregdetare 13/26°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Pas