-Teknologji, Metro, Te Fundit, Të Gjitha

Parashikimi i frikshëm/ Eklipsi i 21 gushtit do të sjellë shkatërrimin e tokës

Bota do të marrë fund dhe planeti Tokë do të shkatërrohet pas disa javësh, sipas një teorie më të fundit të konspiracionit.

David Meade ka paralajmëruar së fundmi se planeti misterioz “Nibiru”, i quajtur edhe Planeti X, do të përplaset me planetin Tokë.

Sipas tij, eklipset diellore të këtij muaji do të sinjalizojnë për përplasjen me Tokën të planetit Nibiru, që asnjëherë nuk është vërejtur nga shkencëtarët.

Për të mbështetur pretendimet e tij të pazakonta, David Meade ka përdorur disa pasazhe nga Bibla.

“Planeti X, është parashikuar disa herë që do të shkatërrojë Tokën, ekzaktësisht që nga viti 2003.

Më parë gjatë këtij viti, Meade kishte thënë se Nibiru do të përplasej me Tokën në muajin tetor.

Sipas tij, gjatë javës së tretë të gushtit, do të ndodhë një eklips dhe pas tij do të shfaqet në horizont planeti i madh “Nibiru” e do të përplaset me Tokën duke shfarosur njerëzimin.

“Eklipsi i madh amerikan më 21 gusht është një shenjë paralajmëruese”, thotë David Meade për ‘Daily Star’.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko