-Kronikë, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Parandalohen atentatet/ Gjenden 3 mina me telekomandë tek Unaza e Re. Emrat e të arrestuarve

Tre mina me telekomandë janë kapur sot në Tiranë duke parandaluar kështu ngjarje të rrezikshme kriminale. Operacioni policor është kryer në rrugën “Teodor Keko që njihet ndryshe si Unaza e Re. Në pranga kanë rënë Jurgen Muho, 24 vjeç, banues në Qesarakë dhe Eraldo Kataroshi, 19 vjeç i dënuar më parë.

“Arrestimi i shtetasve të mësipërm është kryer, pasi në sajë të punës së mirëorganizuar hetimore, në rrugën “Teodor Keko”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Volksëagen Polo”, i cili drejtohej nga shtetasi Jurgen Muho, shërbimet e policisë kanë konstatuar një çantë brenda të cilës ndodheshin 3 mina të pajisura me telekomandë”, bëri të ditur policia.
Puna e mirëfilltë hetimore ka çuar në konkluzionin se shtetasi Jurgen Muho, bashkëpunonte me shtetasin Eraldo Kataroshi në lidhje me veprimet kriminale që do të kryente.

Policia arriti të sekuestrojë tre mina të pajisura me aparat të markës celular “Nokia” me qëllim shpërthimin e tyre ne distancë dhe të pajisura me manjet si dhe mjeti tip “Volkswagen Polo”.

Operacioni u krye nga Komisariati nr.6 (Kombinat) që drejtohet nga Neritan Boçi dhe në bashkëpunim me Forcën e Posaçme të Operacioneve Speciale.
/R.D-Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko