-Rrjete Sociale, Foto, InstaBIZ, Te Fundit, Të Gjitha

Para ditëlindjes Armina bëhet nostalgjike, zbulon disa nga fotot e festës së vjetshme

Ditëlindja e Armina Mevlanit vitin që kaloi bëri një bujë të madhe mediatike.  Blogerja e njohur e festoi 25 vjetorin e lindjes në një festë temë e së cilës ishin vitet 70’. Duket se një ditë përpara ditëlindjes së këtij viti, ajo u bë nostalgjike për ditëlindjen e vitit të shkuar, duke publikuar disa prej fotografive të veçanta të asaj feste.

Shumica e fotove të publikuara janë me partnerin e saj Shkëlzen Berishën ku çifti duket ta ketë shijuar vërtet shumë atë festë.

“Nesër në mbrëmje bëhet një vit nga ditëlindja më e bukur që kam kaluar ndonjëherë. Dëshiroja të ndaja me ju të gjitha këto momente sërish dhe nuk më besohet që një vit ka kaluar kaq shpejt. Isha shumë e lumtur dhe u ndjeva e bekuar në festën time të ditëlindjes me temë vitet ’70” – ka shkruar Armina .

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko