-Politikë, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Paqe për fushatë/ Veliaj mbledh vota për Tahirin

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryetari i PS-së për Tiranën, Saimir Tahiri ishin sot në bllokun e banimit “Misto Mame” për të inspektuar fillimin e punimeve në sipërfaqen prej 35 ha. Dy eksponentët e lartë të PS-së disa herë janë përfolur në media për marrëdhënie jo të mira mes tyre, por duket se fushata nuk të lë shumë mundësi zgjedhje: “Të gjithë bashkë për të mbledhur vota”, duket se është motoja e socialistëve.

Sakaq Veliaj nuk ia kurseu fjalët e mira Tahirit, kur tha: “Ka qenë një kërkesë prej dy vitesh e Sajmirit që të përfundonim një projekt, i cili transformon 35 hektarë të një lagjeje që është ndërtuar me djersë gjatë gjithë viteve ‘90-2000. Do të punojmë gjatë gjithë verës, ka apo s’ka fushatë”.

Sipas tij, procesi i ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës për urbanizimin e këtyre zonave, ka rritur disa herë vlerën e pronës së qytetarëve. Kreu i Bashkisë ftoi të gjithë qytetarët që të mbështesin masivisht Edi Ramën për një mandat të dytë qeverisës, si një mundësi për të siguruar vijimin e investimeve në kryeqytet. “Po të kemi Sajmirin këtu në Kombinat, Edi Ramën në qeveri, kolegët e tjerë në të gjitha njësitë që përveshin mëngët dhe i shtrohen punës, ajo që kemi bërë në Tiranë nuk është asgjë me çfarë do të bëjmë në dy vitet e tjera. Ndaj mesazhi është i qartë: kush do që Tirana të vazhdojë me punën, të vazhdojë me progresin dhe të vazhdojë me investimet ja ku e ka Sajmirin, Edi Ramën dhe Partinë Socialiste”, është shprehur Veliaj, informon zyra e shtypit në bashki.

/Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko