Bota

Papa Françesku del kundër dënimit me vdekje

               Publikuar në : 17:09 - 02/08/18 |
E SH

Papa Françesku ka ndryshuar mësimet e besimit katolik për të kundërshtuar zyrtarisht dënimin me vdekje në të gjitha rrethanat, ka thënë Vatikani.

Katekizmi i Kishës, shkruan BBC, një doktrinë e kodifikuar që përmbledh mësimet, më parë deklaronte se dënimi me vdekje mund të përdoret në raste të veçanta.

Tani në këto mësime thuhet se është “e papranueshme sepse është një sulm ndaj dinjitetit të personit”.  Papa Françesku foli edhe kundër ekzekutimeve në të kaluarën.

Tetorin e vitit të kaluar, ai tha se politika e Kishës mbi dënimin me vdekje ishte një fushë, ku mësimet nuk ishin statike e se mund të ndryshonin në kohët e sotme.

Mësimi i katekizmit në lidhje me dënimin me vdekje, u vendos fillimisht nga Papa Gjon Pali II në tetor të vitit 1992, dhe në atë kohë “dënimi me vdekje konsiderohej një përgjigje e përshtatshme ndaj atyre që kryenin krime të caktuara dhe shihej si një mjet për të mbrojtur të mirën e përbashkët”.

Megjithatë mësimi i ri thotë se “dinjiteti i personit nuk humbet edhe pas kryerjes së krimeve serioze”. Aty gjithashtu thuhet se metodat më efektive të paraburgimeve të sotme duhet të mbrojnë qytetarët dhe të mos privojnë fajtorët për mundësitë e shpengimit.

Pas