-Kronikë, Aktualitet, Te Fundit

Panik në Vlorë, shkëmbi shkëputet nga lart e bllokon rrugën

Një masë e mirë shkëmbi është shkëputur nga lart e ka rënë në mes të rrugës në Vlorë, për fat pa shkaktuar asnjë person të lënduar.

 “Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë njofton se në vendin e quajtur ”Kalaja”, është shkëputur një masë shkëmbi dhe ka mundësi të vazhdojnë të shkëputen të tjera”- njofton policia.

 

Momentalisht policia për elementë sigurie ka marrë masa për bllokimin e qarkullimit të automjeteve në të dyja akset e rrugës Vlorë-Orikum.

“Luten të gjithë udhëtarët me automjet të mos vazhdojnë të qarkullojnë në aksin rrugor të Ujit të ftohtë drejtim Orikumit, ashtu edhe drejtuesit e mjeteve që vinë nga Orikumi drejtim qytetit të Vlorës”-njofton policia.

Ndërkohë janë njoftuar edhe emergjencat civile, repari i xhenjos si dhe firma e mirembajtjes se rrugëve.

Sipas saj, do të ketë një njoftim të dytë për hapjen e aksit rrugor. Njoftohemi se nuk ka dëme në njërez.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko