Editorial, Te Fundit, Të Gjitha

Pamjet skandaloze të ndotjes së Ksamilit dhe reagimi qesharak i kryebashkiakes

Nga Riviera Dedaj

Në kulmin e sezonit turistik nuk kishte si të ndodhte më keq për Ksamilin, një nga brigjet më të bukura të Jugut. Aty, përpara një jave një turiste ruse vetëm 15 vjeç humbi jetën tragjikisht në det pasi u përplas nga një skaf.

Dje, ujërat e zeza vërshuan ‘lumë’ dhe u derdhën në det. Ndotja është e llahtarshme siç e dëshmojnë edhe fotot e pamjet më poshtë.

Të gjithë pushuesit janë larguar, duke ju prishur kështu ditët e pushimeve dhe duke lënë peng paratë në hotelet apo shtëpitë ku ishin akomoduar.

Çfarë ndodhi me ujërat e zeza? Askush nuk është në gjendje të thotë me saktësi. Për momentin është deklaruar është çarë një tub i kanalizimeve. Ndodh rrallë apo kurrë që fekalet të vërshojnë në këtë lloj forme në qytet dhe më pas të përfundojnë në det.

Kush është përgjegjësi?

Askush! Bashkia e Sarandës që administron plazhet e Ksamilit thotë se investimet në kanalizime nuk i kemi bërë ne, por Bashkimi Europian. Pra sipas saj, BE që ka hedhur miliona për një sërë plazhet në Shqipëri duhet të ketë edhe përgjegjësinë se pse ato nuk mirëmbahen. Në fakt projektet (nga kushdo qofshin financuar) merren në dorëzim nga institucionet shtetërore. Por për kryebashkiaken e Sarandës Florjana Koka faji i duhet lënë BE-së!

“Deshiroj te theksoj se projekti ne fjale nuk eshte nje projekt i Bashkise Sarande, por nje projekt i tenderuar, zbatuar dhe supervizuar ne menyre te pavarur nga Delegacioni i Bashkimit Europian ne Shqiperi. Perfitues te ketij projekti jane: Ministria e Transportit dhe Infrastruktures, Agjencia Kombetare e UK, Bashkia Sarande dhe Sh.a Ndermarrja e Ujesjelles-Kanalizimeve Sarande. Ne emer te Bashkise, deshiroj te kerkoj ndjese ndaj gjithe banoreve te zones, si edhe turisteve shqiptare e te huaj, te cilet gjate dites se sotme kane kalur momente te pakëndshme”.

Kjo mungesë përgjegjësie për zonat turistike është e patolerueshme. Është një dëm i madh që i bëhet qytetareve vendas apo të huaj që nuk kalojnë dot ditë të qeta as për pushime.

Është e pafalshme që policia ndalon skafet vetëm pasi është vrarë (aksidentalisht) një turiste në det. Edhe sakaq është e pafalshme për bashkinë që organizohet me ushtri për mirëmbajtjen e qytetit vetëm pasi të kenë shpërthyer ujërat e zeza në det. /Opinion.al

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko