1

Pamjet e para nga shpërthimi në Shkodër/ Të plagosurit transportohen në spital

               Publikuar në : 11:13 - 13/01/18 |
ri.de.

Një shpërthim i fuqishëm tronditi qytetin e Shkodrës mesditën e sotme. Tre persona mbeten të plagosur dhe janë transportuar në spital, mes tyre edhe një grua siç shihet në pamjet më poshtë. Ende nuk dihet se kush ishte objektivi i këtij atentati, pasi shpërthimi ka ndodhur në një zonë tejet të populluar që njihet si zona e tregut. Nga pamjet duket se janë dëmtuar disa biznese por edhe një automjet fuoristradë.

Policia thotë se shpërthim i fuqishëm ka ndodhur rreth orës 10:39 në lagjen Rus të Shkodrës.
Lënda shpërthyese është vendosur përpara një objekti dykatësh ku ka disa dyqane, ndërsa në katin e parë është e vendosur zyra e shoqatës serbo- malaze.

Pas