-Kronikë, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Të Gjitha

Pamje të rënda nga atentati mafioz i Lushnjës, me dy të vrarë e dy të plagosur. Detaje të ngjarjes

Një atentat mafioz tronditi pasditen e djeshme qytetin e vogël të Lushnjës. Të dhënat paraprake të policisë e lidhin ngjarjen me të famshmin e krimit Aldo Bare i cili ndodhet pas hekurave prej disa vitesh.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Loni Dhamo” në vendin e quajtur Ura e Përroit pak metra nga komisariati i policisë. Nga një automjet, dy autorë të maskuar hapën zjarr me kallashnikov duke lënë të vrarë, dy të rinj që lëviznin në këmbë, Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha. (shih pamjet)

Nga të shtënat me armë mbeti i plagosur edhe Marius Xhepexhiu, 26 vjeç pronar i një lokali dhe 66 vjeçari Bujar Turku, i cili po kalonte me biçikletë dhe që e zunë plumbat aksidentalisht.

Pak minuta pas krimit, një automjet është djegur pranë fshatit Çukas i Vjetër në aksin Lushnje – Berat, i cili dyshohet se mund të jetë i atentatorëve. Në makinë policia gjeti tre armë zjarri.

Nga hetimet paraprake dyshohet se atentati ka lidhje me konfliktin mes bandave në qytet. Dyshohet se një prej shënjestrave të atentatit të ketë qenë Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares (Alfred Shkurti). Ai ndodhej në vendin e ngjarjes kur u qëllua me armë, por arriti ti shpëtonte plumbave. Nga burime të ABC News mësohet se viktima Jurgen Hoxha është kushëriri i Xhulios, ndërsa viktima tjetër Zamir Latifi shok i tij.

Policia nuk ka dhënë detaje për autorët e mundshëm të krimit të rëndë, por paraprakisht, referuar burimeve mësohet se autor i dyshuar është Laert Haxhiu, i cili ka plagosur rreth një vit më parë nipin e ish-kreut të bandës së Lushnjes në po të njëjtin vend.

Por, policia ka edhe një pistë tjetër. Ka dyshime se shënjestër mund të ketë qenë viktima Jurgen Hoxha, i sapoardhur nga Hollanda. Ai dyshohet se mund vrarë për larje hesapesh për trafik droge. /Opinion.al

*Foto: Viktimat Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko