-Kronikë, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Të Gjitha

Pamje të rënda/ Masakra në lokalin e natës me 1 të vrarë e 3 të plagosur

Një ditë pas masakrës me 1 të vrarë e tre të plagosur në lokalin e natës në Vlorë publikohen pamjet nga skena e krimit. Janë imazhe të rënda me pellgje gjaku në gjithë lokalin.

Objekt ka qenë 33 vjeçari Ergys Gjioveshaj i cili humbi jetën, ndërsa 3 personat e tjerë dyshohet se kanë rënë pre e plumbave aksidentalisht. Gjioveshaj gjendej i shoqëruar në tavolinë me Arta Lukën, e cila mbeti e plagosur. Ndërsa dy të plagosurit e tjerë, Arsonel Llanaj punonte si kamarier në lokalin me muzikë live, ndërsa Florjan Hila është muzikant.

18073407_10206659587246646_1492810363_n

Ngjarja

Breshëria e plumbave u shkreh mbrëmë rreth orës 23:00 në lokalin me muzikë popullore live i quajtur “Fiks Fare” në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Sipas informacioneve të para nga grupi hetimor, dy persona kanë hyrë në lokal dhe njëri prej tyre ka qëlluar me bresheri automatiku në drejtim të 33 vjeçarit. Gjioveshaj ka marrë 6 plumba në trup që i shkaktuan vdekjen.

Si pasojë e të shtënave të plagosur kanë mbetur dhe shtetasit Florin Hilaj, i cili është muzikant si dhe Aronel Llanaj, kamarier. Po kështu është plagosur Arta Luka, e cila mendohet se ka qene ne nje tavoline me viktimen. Personat e plagosur jane shoqeruar drejt spitalit, ku Llanaj eshte më rëndë dhe po mjekohet në Spitalit të Traumës pasi plumbi e ka kapur në artierie.

Policia dhe prokuroria po hetojnë për pistën e vrasjes për hakmarrje. Megjithatë nuk përjashtohet as pista e një vrasje për shkaqe banale, pasi disa dëshmitarë kanë thënë se sherri ishte momental mes autorëve dhe viktimës për muzikën në lokal.

Historia

Viktima është përfshirë në një krim kur ishte 16 vjeç dhe është dënuar për vrasje. Në Qershor të vitit 2011 ai është kapur në Austri, ku qendronte i fshehur pas vrasjes. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë në 2001 e ka dënuar Gjioveshajn së bashku me Florian Meçen për vrasje me paramendim, në bashkëpunim. Ai ishte dënuar me 12 vjet burgim kurse Florian Meçe me 22 vjet burgim për vrasjen e Laert Allushit. /Opinion.al

Në foto: Ergys Gjioveshaj 

18034604_10206660113099792_165072427_n

10441178_1672081203077819_5686483754994106383_n-768x576

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko