1, Aktualitet, Bota, Galeri, Kryesore

Pamje rrënqethëse nga Greqia/700 objekte të shkatërruara nga përmbytjet

Moti ekstrem në Greqi, ka shkaktuar 15 viktima deri tani. Situata është kritike në krahinën e Mandra-s dhe në Atikën jugorë. Dëmet materiale janë të shumta, dhe një raportim paraprak flet për shkatërrimin e 500 shtëpive, 300 makinave, dhe 200 dyqaneve në vend. Numri i emergjencave civile është rritur për të përballuar fluksin e madh të qytetarëve të cilët kërkojnë ndihmë.

Shumë qytetarë rrezikojnë të mbeten të pastrehë, dhe dëmet që mund t’i shkaktojë buxhetit të shtetit janë të mëdha, sidomos në një kohë krize që po kalon Greqia. Edhe varkat apo anijet lundruese kanë pësuar dëme, ku 50 prej tyre kanë dalë jashtë funksionit. Më poshtë janë të paraqitura video dhe foto nga situata aktuale.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko