-Kronikë, 4, Aktualitet, Te Fundit

Pamje nga vendi i ngjarjes/ Kush është 40 vjeçari që u plagos në Institutin Bujqësor

Në rrugën e “Shkodrës”, pranë “Nish Tulla nr.3” dhe Urës së Institutit është plagosur më armë zjarri shtetasi K.P., rreth 40 vjeç.

I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ngjarja ka ndodhur në 14:20 të ditës së sotme.

Nga ana e Policisë është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sakaq, dëshmitarët thonë se i plagosuri quhet Korab Peposhi, rreth 40 vjeç, me origjinë nga Kukësi.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko