-Kronikë, Aktualitet, Bota, Te Fundit

Pamje nga Miami – para dhe pas uraganit Irma

Pasi uragani Irma goditi Floridën, në Miami është duke mbizotëruar një atmosferë kaotike. Pamje “apokaliptike” janë duke qarkulluar në rrjetet sociale, kurse secila prej tyre tregon se me çfarë probleme serioze janë duke u ballafaquar banorët e këtij qyteti.

 

Dikur vend me miliona banorë e turistë nga e mbarë bota, sot ky vend i ngjan më shumë një vendi fantazmë. Një numër i madh i qytetarëve janë evakuuar, ndwrsa një pjesë tjetër janë strehuar në zona më të sigurta derisa erërat e forta nuk kalojnë.

Edhe pse rreziku nuk ka kaluar, është e qartë që pasojat do të jenë të mëdha dhe se ky qytet do të ketë nevojë që të kalojë një kohë e gjatë që të rimëkëmbet.

 

Apartamentet luksoze dhe firma financiarë në zonën Brikel, janë shkatërruar pasi uragani Irma preku atë zonë. Brikel është “çerdhe” e gjigantëve financiarë dhe e hoteleve luksoze. Rrugët kryesore janë shndërruar në liqen të rrëmbyeshëm.

Marina Portnaya korrespondente e RT, e cila aktualisht gjendet në këtë zonë ka thënë se shirat e rrëmbyeshëm dhe uji i detit kanë vërshuar pjesën më të madhe të Miamit.

 

 

#hurricaneirma making her final stand in #miami @cnn @weatherchannel

A post shared by Matthew Spuler (@matthew.spuler) on

Dëmet materiale nuk raportohen vetëm për këtë pjesë të qytetit, por edhe zonat tjera janë pothuajse të përmbysura ku si pasojë mbi katër milionë banorë kanë mbetur pa rrymë.

Këtij uragani nuk i ka shpëtuar as aeroporti i Miamit, që konsiderohet si më i madhi në Florida, ndërkaq meteorologët vazhdojnë të paralajmërojnë për vërshime tjera. Por, shikoni si është dukur Miami para se të prekej nga uragani. 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko