-Politikë

Paloka pas konferencës së Ramës: Koha e kryeministrit ka mbaruar, stopoi për 5 vite integrimin e Shqipërisë

               Publikuar në : 19:42 - 27/06/18 |
rel d

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, të mërkurën, ka reaguar pas konferencës së kryeministrit Edi Rama, duke e konsideruar si dështimin më të madh të Shqipërisë në këto 28 vite, shtyrjen me një vit të hapjes së negociatave për Shqipërinë për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Rama theksoi ditën e sotme se Shqipëria mori një dritë jeshile për në BE, si dhe shtyrja e datës së hapjes së negociatave me një vit, është në favor të vendit.

Nga ana tjetër, Paloka thekson se koha e Edi Ramës ka mbaruar, ndërsa e cilëson se ka thyer çdo rekord negativ të paraardhësve socialiste, duke stopuar për pesë vite integrimin e Shqipërisë.

Sipas tij, Edi Rama nuk mund dhe nuk do t’a ketë shansin që të zvarrisë shqiptarët edhe një vit tjetër për të marrë një refuzim tjetër.

Ai mendon se shqiptarët nuk kanë më kohë për të humbur, pasi koha e Edi Ramës ka mbaruar.
 

Pas