-Jetë dhe Stil

Pak para dasme publikohen fotot e rralla të adoleshencës së Meghan Markle

               Publikuar në : 15:02 - 15/05/18 |
E SH

Ka mbetur më pak se një javë, përpara dasmës mbretërore të Princ Herry-t dhe Meghan Markle. Edhe pse nuk ka qenë aq e rehatshme sa duhet të ishte, mediat vijojnë ta kenë fokusin vetëm te çifti mbretëror. Kështu pasi u lajmërua se babai i nuses mund të mos jetë prezent në dasmë, dhe kjo ka bërë që Meghan të jetë në stres të madh, mediat së fundmi kanë hapur arkivat e aktores.

Daily Mail ka publikuar disa foto të adoleshencës së Meghan, pikërisht kur ajo ishte 13-vjeç. Aktorja duket teksa argëtohet në kopshtin e shtëpisë në Los Angeles, dhe më pas në disa foto ajo shfaqet me të atin. Gjithashtu është publikuar edhe një video nga diplomimi i saj në vitin 1999, dhe disa shkrepje nga fëmijëria.

Vihet re që buzëqeshja e ëmbël që e karakterizon princeshën e ardhshme, është pjesë e pandarë edhe nga vitet e shkuara.

Pas