Bota, Foto, Galeri, Kryesore, Te Fundit, Të Gjitha, Video

Orë tmerri në Londër/ Kulla 24-katëshe në flakë, disa viktima e të plagosur, njerëz të bllokuar…

Një pallat 24 katësh u përfshi nga flakët në orët e vona të mesnatës së djeshme. Në orën 00:54 me orën lokale të Londrës u raportua se Grenfell Tower në rrugën Latimer kishte marrë flakë. Menjëherë shkuan në vendngjarje 45 makina zjarrëfikëse me 200 zjarrëfikës të cilët asistuan në shuarjen e flakëve. U raportua për viktima, por ende nuk ka një numër të saktë të tyre. 50 persona janë transportuar në 5 spitale të ndryshme të vendit. Për gjysëm ore flakët janë përhapur në të gjithë kullën, ndërkohë që të gjithë dëshmitarët okularë thanë për BBC-në se këto flakë i sollën në mendje ngjarjen e 11 shtatorit në Amerikë ku nga një sulm terrorist u shkatërruan kullat binjake në New York. Edhe në mëngjesin e sotëm, flakët vijojnë dhe ende nuk janë shuar plotësisht. Kryetari i Bashkisë Sadiq Khan, e ka cilësuar këtë si aksident i përmasave të mëdha. Grenfell Tower është ndërtuar në vitin 1974 dhe përmban 120 banesa të cilat u përfshinë nga flakët. 20 ambulanca janë në vendgjarje për t’i ardhur në ndihmë të lënduarve. Banorët e kullës, e kishin të pamundur daljen nga banesat për shkak të flakëve dhe asfiksisë nëpër koridore. Zjarrëfikësit kanë punuar në kushte tejet të vështira për të normalizuar një situatë si kjo. Një prej hipotezave për nisjen e zjarrit dyshohet të jetë një shkëndijë elektrike e shkaktuar nga një frigorifer.Në afërsi të zonës tymi vijon të jetë kudo edhe në mëngjesin e sotëm. Një dëshmitar okular tha për BBC-në se kishte njerëz që ulërinin dhe madje edhe hidheshin nga ndërtesa për të mos u përfshirë nga flakët. Qeveria e Britanisë ka kërkuar hetim të detajuar për të zbuluar menjëherë shkakun e ngjarjes. Frika më e madhe për momentin është shembja e kullës, e cila ende vazhdon të “prodhojë” flakë. Më poshtë keni pamje nga ngjarja si edhe një video e “Daily Mail” live. 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko