-Kulturë

Oprah Winfrey dhe momentet më pikante në Golden Globe 2018

               Publikuar në : 00:15 - 10/01/18 |
m.b

Ishte një natë e mbushur me tensione ndarja e çmimeve Golden Globe, dhe ishte e pritshme pas aq shumë muajsh rrëfimesh dhe akuzash të ngacmimeve seksuale. Mbrëmja e së dielës iu dedikua rrëzimit të mentalitetit patriark, dhe askush nuk kishte zgjidhje; ata që nuk floën, u detyruan të dëgjonin. Por përveç temës së mbrëmjes #TimesUp (Koha mbaroi), pati edhe momente të tjera mjaft të këndshme që do të mbahen mend gjatë.

Fjalimi i Sterling K.Brown
Broën numëron disa çmime tashmë, e megjithatë atij iu shtua një tjetër për performancën në serialin e famshëm This Is Us. Por atë natë, më shumë sesa për çmimin, Sterling Brown do të mbahet mend për fjalimin që mbajti.
“Ti shkruajte një rol për një mashkull me ngjyrë,” iu drejtua regjizorit Dan Fogelman. “Një rol, që mund të luhej vetëm nga një mashkull me ngjyrë. Ajo që vlerësoj më shumë këtu është që më në fund po njihem për atë që jam, dhe po vlerësohem për atë që jam. Kjo e bën më të vështirë tani të më diskriminoni mua apo këdo që duket si unë”.

Dalja e tyre në skenë nuk kishte lidhje me ngacmet seksuale apo me lëvizjen #TimesUp, por ishte mjaft argëtuese të shihje James Francon që e largon nga mikrofoni Tommy Wiseau.

Alison Janney dhe papagalli i saj Sebastian Stan
Janney fitoi çmimin Aktorja më e Mirë për rolin e saj te filmi I, Tonya. Aktorja u paraqit së bashku me yllin e tjetrit të filmit Sebastian Stan, por vëmendjen sigurisht e mori papagalli i cili mbante në shpatull.

Mënyra sesi Natalie Portman preantoi çmimin Regjizori më i Mirë

Reagimi i Timothee Chalamet kur pa që ishte ulur afër Tonya Harding
Mënyra sesi Natalie Portman preantoi çmimin Regjizori më i Mirë
Turma gumëzhinte ende nga fjalimi madhështor i Oprah dhe Natalie Portman u kujdes ta mbante zjarrin ndezur duke thënë “këta janë kandidatët – të gjithë meshkuj – për Regjizorin më të Mirë”.

Dhe sigurisht, Oprah
Ishte moment më kulminant i mbrëmjes fjalimi që mbajti Winfrey kur doli në skenë për të marrë çmimin Cecil DeMille. Ndër të tjera ajo tha:
“Di të them me siguri që arma jonë më e fortë është e vërteta. Jam krenare dhe e frymëzuar nga të gjitha femrat që ishin të forta mjaftueshëm që të ngrenë zërin dhe të ndajnë historitë e tyre personale.
Dua t’i shpreh mirënjohje të gjitha femrave që kanë duruar abuzimet me vite, vetëm sepse kishin fatura për të paguar, fëmijë për të ushqyer dhe ëndrra për të përmbushur. Janë femra emrat e të cilave nuk do i mësojmë dot kurrë sepse janë fermere, punëtore në fakbrika e restorante, inxhiniere, mjeke, shkencëtare. ”

Pas