Politikë

Opozita drejt dejgies së mandateve? Mediu: Duhet rimenduar bojkoti

               Publikuar në : 22:46 - 02/12/18 |
m.b

Kur po mbushen 6 muajt e bojkotit të parlamentit dhe po shkohet drejt afatit të djegies së mandateve, kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu thotë se ka ardhur koha për të bërë një analizë për të ardhmen.

“Unë e kuptoj dhe e pranoj që shumë opozitarë të arrijnë në përfundimin se ky Parlament nuk bën dhe mandatet duhen djegur, nëse veprojmë kështu atëherë kush është hapi tjetër? Parlamenti nuk është i Edi Ramës, por parlamenti duhet të jetë zëri i qytetarëve”.

Duke folur për të rimenduar bojkotin e parlamentit, aleati historik i demokratëve thotë se duhet saktësuar strategjia e opozitës për të ardhmen.

“A duhet ne të diskutojmë strategji parlamentare të veprimit opozitar, që lidhen me bindjen që duhet të krijojmë, që Parlamenti duhet t’i kthehet qytetarëve, të jemi zëri dhe përfaqësimi i tyre? Nuk mendoj që problemin në parlament ne duhet ta shfaqim vetëm si një debat me batuta me Edi Ramën, por si një debat të drejtpërdrejtë duke përfaqësuar interesat dhe zërin e qytetarëve”.

Mediu përsërit deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha se me Ramën kryeministër nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme, por apelon që opozita të tregohet e vëmendshme ndaj qytetarëve.

“Është shumë e rëndësishme që opozita të lidhet me masën e vet të anëtarësisë, por edhe me masën e gjerë të qytetarëve shqiptarë. Një opozitë e cila në mënyrë parazitare pretendon që duhet të vendosë për çdo gjë, duke shpërfillur zërin e qytetarëve”.

Tv Klan

Pas