-U tha në Opinion, Aktualitet, Te Fundit

Opinion/ Zekthi: Berisha sonte ka folur si një patriak i Partisë Demokratike

I ftuar në emisioni “Opinion”, Fitim Zekthi, editorialist ne gazetën Mapo është shprehur se deklaratat që Berisha bëri ditën e sotme janë një mbështetje për Bashën. Ai tha më tej se Berisha ka folur si një demokrat i vërtetë: “Berisha ka folur si një demokrat i madh. Berisha ka folur si një demokrat vërtetë i rëndësishëm, siç e ka treguar në këto 27 vite që është një partiak i Partisë Demokratike. Berisha ka thënë në terma të tjera që konflikti është mbyllur. Ata që e kanë pritur me një lloj ankthi këtë pozicionim të Berishës janë të zhgënjyer nga Berisha. Sepse Berisha nuk ka marrë anën e kritikëve. Berisha nuk ka mbështetur asnjë prej kritikëve të zotit Basha”, u shpreh Zekthi. /opinion.al

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko