-Politikë, -U tha në Opinion, Aktualitet, Te Fundit

Opinion/ Vangjel Dule: Rama ka tendencë cënimin e proceseve zgjedhore në favor të tij

Kreu i PBDNJ Vangjel Dule, është shprehur në emisionin “Opinion” se në 18 qershor nuk do të ketë zgjedhje. Dule ka deklaruar se opozita nuk kërkon në asnjë mënyrë të marr pushtetin në tavolinë. Sepse sipas tij opozita nuk ka qëllim në vetvete qeverinë teknike, por ka sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe kjo sigurohet vetëm nëpërmjet qeverisë teknike.

Dule është shprehur se situata aktuale tregon se në Shqipëri nuk mund të ketë zgjedhje të sigurta me këtë qeveri. “Fakti se kemi pasur zgjedhje të cenuar dhe të konstestuara nuk do të thotë se kjo gjë duhet të vazhdojë”, ka thënë Dule./opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko